Shvarcenberg: Dallime te medha ndermjet Kosoves dhe Gjeorgjise
Ministri i Jashtem i Cekise, Karel Shvarcenberg, ka theksuar dy dallime te medha te rasteve ne Gjeorgji dhe ne Kosove. Sipas tij, per dallim nga Kosova, ku jane zhvilluar negociata shume intensive dhe te gjata, rasti i Osetise Jugore dhe Abkhazise, per fat te keq, ishte i ashtuquajtur konflikt i ngrire, per te cilin nuk eshte negociuar. Ministri i Jashtem vijoi me tutje duke theksuar se dallimi i dyte thelbesor eshte se Serbine e ka bombarduar NATO-ja, ndersa ne Gjeorgji ka nderhyre Rusia, e cila eshte pale e drejtperdrejte ne konflikt. "Asnjera prej forcave qe angazhohen ne Kosove nuk eshte drejtpersedrejti pale e interesuar, nuk jane fqinje te Serbise, pra atje nuk kane interesa te veta. Por, Rusia, eshte njera nga palet, e cila eshte angazhuar ne konfliktin ne Kaukaz", tha Karel Shvarcenberg, minister i jashtem i Cekise, i cila prej janarit te vitit te ardhshem kryeson BE-ne.