Rrehet shkurt
12/05/2009 Reagon Bashkia Fier. Enti Prodhues ka fshirë të gjithë të dhënat
E pafalshme djegia e 3000 kartave të identitetit
Qeveria të marrë masa të menjëhershme, komprometohet procesi
FIER- Djegia e 3000 kartave të identitetit për qytetarët fierakë është cilësuar nga ana e Bashkisë Fier, si rasti më shqetësues dhe skandaloz i qeverisë shqiptare. Në një komunikatë për median këshilltari politik i Bashkisë Fier, Myzeljen Hoxha, është shprehur se mosdhënia e letërnjoftimeve elektronike për shtetasit që kanë aplikuar komprometon jo vetëm këtë proces, por edhe të drejtën e votës. Sipas Hoxhës, kërkohet prej qeverisë dhe operatorëve zbatimi i këtij procesi dhe zgjidhja ligjore. Janë gati 3000 aplikantë që kanë aplikuar gjatë muajve shkurt e mars dhe nuk po pajisen dot me letërnjoftime. “As atyre dhe as Bashkisë Fier, ka thënë Hoxha, nuk po u japin asnjë arsye institucionale. Nga burimet e brendshme nga operatorë të stafit të letërnjoftimeve jepet versioni i djegies së të dhënave të dixhitalizuara nga Enti Prodhues i tyre. Kjo gjendje e jashtëligjshme dhe skandaloze e marrëdhënieve mes operatorëve dhe aplikantëve që kanë kërkuar pajisjen e tyre me letërnjoftime biometrike, komprometon tërë këtë proces të rëndësishëm, “I kërkojmë komisionit të vëzhguesve të OSBE-së investigimin e këtij problemi dhe ushtrimin e autoritetit të tij, zgjidhjen nga qeveria që e ka detyrim ligjor të saj”. Në të njëjtën kohë këshilltari politik i Bashkisë Fier, Myzeljen Hoxha është shprehur se nëse do të shpërfillet zgjidhja e këtij problemi, Bashkia do të nis kërkesën për ndjekje penale për fajtorët e kësaj ngjarjeje. A Damini
Ishte depresive
Vetëmbytet në liqen 41-vjeçarja
SHKODER- Gjendja e rënduar psikike ka shpënë në vetëvrasje një shtetase 41-vjeçare, nga zona e thellë malore e Shllakut. 41-vjeçarja u gjet e vetëmbytur në ujërat e liqenit të hidrocentralit të Vaut të Dejës. Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së qarkut të Shkodrës bëjnë të ditur se ngjarja e dhimbshme ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së ditës së diel. Shtetasja Dila Zhuri, lindur në fshatin “Mazrek”, komuna Guri i Zi dhe banuese në fshatin Gegaj, komuna Shllak, e martuar, nënë e tre fëmijëve, i ka dhënë fund jetës së saj duke u hedhur në ujërat e liqenit të hidrocentralit të Vaut të Dejës .Sipas policisë, trupi i viktimës Zhuri është gjetur nga disa kalimtarë, të cilët më pas e kanë nxjerr nga uji për t’i dhënë ndihmën e parë. Ndihma e tyre ka qenë e kotë pasi 41-vjeçarja kishte ndërruar jetë. V. Abdyli
Në banesën e 2 vëllezërve
Vranë kambistin,
u gjendet dhe drogë
ELBASAN-Policia e Elbasanit ka zbuluar drogë në shtëpinë e dy vëllezërve të arrestuar për grabitjen me pasojë vdekjen e kambistit durrsak Agush Hyzoti. Mësohet se droga është zbuluar gjatë kontrollit të banesës së tyre menjëherë pas arrestimit nga Drejtoria e Policisë Durrës. Seksioni kundër lëndëve narkotike pranë Drejtorisë së Policisë në qark ka nisur një tjetër procedim penal ndaj shtetasve Kevin Ranxha, 32 vjeç, lindur e banues në Elbasan si dhe Marvin Ranxha 25 vjeç. Procedimi ndaj tyre ka nisur pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në banesë në qytetin e Elbasanit janë zbuluar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 40 pako transparente të mbushura me lëndë bimore me ngjyrë kafe të errët në gjendje të thatë e dyshuar si kanabis sativa. Ndaj dy të rinjve të arrestuar një ditë më parë nga Drejtoria e Policisë Durrës do të rëndojë edhe një akuzë tjetër ajo e kultivimit dhe tregtimit të lëndëve narkotike.
L. Lleshi
Kërkohej 650 euro për person
Zbulohet rrjeti i trafikut të klandestinëve
ELBASAN-Arrestohet shoferi i mjetit që transportonte në mënyrë të organizuar shtetas duke i marrë paratë për t’i kaluar në Greqi. Seksioni kundër trafiqeve në Drejtorinë e Policisë Elbasan ka bërë arrestimin e një 46-vjeçari, i cili është kapur teksa me automjetin e tij tip Ford Taksi me targa të EL 7102 A transportonte disa persona, të cilët kishin paguar për të mbërritur në destinacionin e tyre final Greqinë. Sipas burimeve zyrtare të policisë, shtetasi Artur P. ishte paguar për transportin deri në Korçë, ndërsa porositësi ishte shtetasi Ardjan Presheva 40 vjeç. Sipas po të njëjtave burime, nga hetimet paraprake ka rezultuar se secili prej shtetasve që ndodheshin në mjet kishin paguar nga 650 euro shtetasit Ardjan P. dhe ky i fundit, pasi i kishte grumbulluar dhe organizuar personat kishte gjetur edhe mjetin për transportin e tyre në Korçë dhe më pas me ndihmën e të tjerëve bëhej edhe vazhdimi i trafikut deri në destiancion.