E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëmbehet një i ri shqiptar nëGreqi, familja apel për ndihmë

TIRANE - Një i ri shqiptar është rrëmbyer dhe po mbahet peng në Kretë të Greqisë. Denoncimin e rrëmbimit e bëri Kandidati për deputet i PS në qarkun e Durrësit Artur Bushi. Bushi ka pohuar për TV A1 Report se një qytetar e ka marrë në telefon dhe i ka kërkuar ndihmë sepse i kanë rrëmbyer vëllain, 19 vjeç në Kretë, pasi familja ku ai banon, pretendon se i vëllai i ka grabitur shtëpinë. Rrëmbyesit kërkojnë 25 mijë euro në këmbim të djalit, ose thonë do ta ekzekutojnë brenda 24 orëve.

I riu shqiptar që është rrëmbyer është Klodian Marku 19 vjeç, ai është rrëmbyer nga pronarët e një shtëpie që pretendojnë se ai i ka grabitur. I riu po mbahet peng në një zonë malore të Kretës në Greqi. Klodian Marku është arrestuar nga policia greke para disa ditësh si i dyshuar për grabitje banese por më vonë është deklaruar i pafajshëm, ndërkohë pronarët e shtëpisë së grabitur pavarësisht se ai është liruar nga akuzat e bëjnë atë përgjegjës për grabitjen dhe si rrjedhojë e kanë rrëmbyer.

Disa minuta pas denoncimit të Kandidati për deputet i PS në qarkun e Durrësit Artur Bushi për rrëmbimin e Klodian Markut redaksia e TV A1 Report ka marrë një telefonatë nga familja e këtij të fundit. Vëllai i Klodianit, Gerald Marku ka bërë apel për ndihmë në TV A1 Report dhe ka thënë se vëllai i tij është i pafajshëm dhe se nuk është ai përgjegjës për grabitjen.

Gerald Marku tha :- “Vëllai po mbahet peng, pengmarrësit kërkojnë t’i paguajmë 25 mijë euro brenda 24 orëve ose ata do ta vrasin Klodianin. Ju lutem lajmëroni Ambasadën shqiptare në Greqi, policia greke nuk është në dijeni për rrëmbimin e Klodianit, ajo duhet ta marrë në mbrojtje atë pasi ai është i pafajshëm.”

Më pas apelin për ndihmë e ka bërë nëna e Klodian Markut, ajo ka deklaruar për A1 Report se dhe familja ku jetonte djali i tyre po mbahet peng dhe po torturohet nga rrëmbyesit dhe se ata nuk kanë mundur të denoncojnë në policinë greke ngjarjen. Nëna e Klodianit përsëriti apelin për ndihmë dhe duke thënë se ai nuk ka dorë në grabitjen e shtëpisë së rrëmbyesve.

Redaksia Online
b.m/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›