E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëmbejnë dhe dhunojnë 26-vjeçarin, arrestohen vëllezërit

 Ngjarja ndodhi të martën, ku policia me të marrë informacionit brenda pak orësh ka arritur të gjejë personin e rrëmbyer, shtetasin B.Banushi, 26-vjeç, banues në Delvinë.

Në momentin e ndërhyrjes së policisë, ai u gjet në një stallë. Nga veprimet e mëtejshme hetimore ka rezultuar se autorët e rrëmbimit të këtij personi janë shtetasit Perikli Naço, 39-vjeç, dhe Nektarios Naço, 29-vjeç, vëllezër dhe banues në Delvinë.

Ata e kanë rrëmbyer 26-vjeçarin, për motive të dobëta, duke ushtruar edhe dhunë fizike. Ndaj këtyre shtetasve u krye arrestimi në flagrancë për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”. Po punohet mbi sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti. /Start/

                                                                                             2012-01-04 10:03
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›