E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthimi i emigrantëve, fluks në doganat e Kapshticës dhe Kakavijës

Sapo ka kaluar festa e Vitit të Ri në pikat doganore të vendit ka nisur sërish fluksi i emigrantëve të cilët kthehen në vendet e tyre të punës.

Sipas informacioneve të policisë kufitare në doganën e Kapshticës gjate 24 orëve të fundit kanë hyrë 2388 shqiptarë dhe 212 shtetas të huaj ndërsa kanë dalë nga territori shqiptar 2473 shqiptarë dhe 155 të huaj.

Ndërkohë përsa i përket automjeteve gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 445 mjete me targa shqiptare dhe 95 mjete të huaja ndërsa kanë dalë 910 mjete me targa shqiptare dhe 101 mjete të huaja

Ndërsa sipas të dhënave të policisë kufitare në doganën e Kakavijës gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 2890 shtetas shqiptarë dhe 545 mjete ndërsa kanë dalë 5049 shtetas shqiptarë dhe 1196 automjete.

Pritet që në ditën në vijim të rritet fluksi i emigrantëve të cilët kthehen në vendet ku punojnë dhe jetojnë pasi pas datës 6 janar rifillon shkolla dhe hapen të gjitha institucionet duke iu rikthyer normalitetit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›