Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO, burg përjetë për kopshtarin Festim Bexhdili

Apeli i Gjykatës së Posaçme la në fuqi vendimin e shkallës së parë për dënimin e përjetshëm të Festim Bixhdilit, kopshtarit të kompleksit nga u zhduk trupi i Jan Prengës.
Dënimi përjetë ndaj tij u “blindua“ nga togat e zeza për veprën penale të rrëmbimit dhe zhdukjes pa gjurmë të trupit të Jani Prengës, më 17 janar 2020 nga Kamza në Shijak.
Ky verdikt i njëjtë u dha edhe pas kthimit për rigjykim nga Gjykata e Lartë.
Bixhdili punonte asokohe kopshtar i kompleksit, i cili është në pronësi të Altin Hajrit, që mbetet në arrati.
/rtsh.al/