E Hënë, 2 Nëntor 2026

Orkestra Simfonike e RTSH – Koncert me kolonat zanore të filmave shqiptarë

Një mbrëmje e veçantë me muzike nga kolonat zanore të filmave më të njohur shqiptare ka ardhur  koncerti i Orkestrës Simfonike të Radiotelevizionit Shqiptare në parkun “Rinia” në Tiranë.  Nën drejtimin e maestro Gridi Kraja, Orkestra e Radiotelevizionit Shqiptar ka sjellë nostalgjinë për filmat shqiptar të realizuar nga kinematografia.

“Kemi shumë nostalgji për muzikën shqiptare, orkastre në veçanti dh filmat shqiptar i shoh përdit”, u shpreh një shikues.

“Diçka shumë e bukur, e dëgjuam rastësisht dhe u ulëm të dëgjonim”, tha një tjetër shikues.

Në repertorin e koncertit ishin kolonat zanore të filmave të kompozitorëve shqiptarë si Kujtim Laro, Limos Dizdari, Çesk Zadeja, Aleksandër Peçi, Aleksandër Lalo.

“Sa herë që luaj dhe i dëgjoj emocionohem”, u shpreh  drejtoresha artistike Blerta Ristani.

“Ishte një koncert shumë i këndshëm dhe vjen në vrazhdën e koncerteve që ne po bëjmë openair me muzikën e filmave dhe kryesisht ato shqiptar”, u shpreh maestro Gridi Kraja.

Emocionet e kinemasë u përcollën përmes Orkestrës së Radiotelevizionit Shqiptar me fuqinë e muzikës simfonike, që u prit me emocion nga publiku artdashës.

Në këtë mbrëmje, performanca e shkëlqyer e Orkestrës, riktheu emocione të paharrueshme tek artdashësit, si dhe tek vizitorët e huaj, të cilët e shoqëruan me duartrokitje të ngrohta.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›