E Hënë, 2 Nëntor 2026

Thaçi rrëfehet nga Haga: Unë sot jam i privuar përkohësisht, por populli im është i lirë përjetësisht

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë një intervistë të gjatë për emisionin “Rubikon” në Klan Kosova. Nga Haga, ku ndodhet i paraburgosur prej disa vitesh, Thaçi ka folur për shumë çështje. Në këtë rrëfim te tij, ai ka treguar për fëmijërinë e tij, rininë, raportet me prindërit, jetën në burg dhe për shumë çështje tjera. Thaçi është shprehur se ndihet i abuzuar nga ata që në emër të diçkaje fiktive, pa të drejtë e shkëputën nga familja, e përjashtuan nga puna dhe i morën vitet më të bukura të jetës.

“Ky është çmimi i përballjes së mëhershme me tiraninë. Unë sot jam i privuar përkohësisht, por populli im është i lirë përjetësisht”, ka thënë ai.

Thaçi ka folur dhe për raportet që ka patur me ndërkombëtarët, duke thënë se në raport me ta nuk do të ndryshonte asgjë. “Di të them edhe ‘Po’, ose ‘Jo’, të pakthyeshme. Në disa raste kam paguar çmim personal dhe politik”- është shprehur ish-presidenti.  Në lidhje me procesin e bisedimeve, Thaçi tha se marrëveshja e Uashingtonit duhet të zbatohet, ndërsa shtoi se  BE-ja duket “sikur po e inkurajon Serbinë të sillet jo mirë me Kosovën”.

Ish-presidenti u shpreh i shqetësuar mbi rastin e sulmit në Banjskë të Zveçanit, si dhe për faktin që Kosova në pesë vite ka marrë vetëm dy njohje dhe asnjë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›