E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrembimi i Hoxhes, sot shorti ne gjykate

Gjykata e Krimeve te Renda do te caktoje trupin gjykues, i cili do te gjykoje kater ish- SHIK-asit, te cilet akuzohen se moren peng e me pas torturuan biznesmenin shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha. Sot do te hidhet edhe shorti elektronik, ku edhe do te caktohet gjykatesi, i cili do te kryesoje trupin gjykues te perbere nga 5 perfaqesues. Nderkohe qe, procesi pritet te nise se shpejti ndaj kater te pandehurve, te cilet do hetohen e gjykohen ne gjendje te lire. Te pandehurit jane Arben Sefgjini, ish-drejtues i deges se SHIK ne Tirane, Ilir Kumbaro, drejtues ne SHIK, Avni Koldashi e Budion Mece, ish-inspektore te ketij institucioni. Remzi Hoxha u mor peng me 21 tetor te vitit 1995, kur po dilte nga punishtja e tij duralumineve "Albatros", ne rrugen e Frigoriferit, afer stacionit te trenit ne Tirane. Sipas dosjes se prokurorise, Hoxha gjendej edhe me dy persona te tjere, Avdyl Loshaj dhe Ziso Kristopuli, qe sipas hetimeve jane marre ne menyre te dhunshme e me pas u derguan ne nje ndertese te SHIK-ut, ne Vain te Lezhes. Pasi jane dhunuar e torturuar, Loshaj e Kristopuli u lane te lire, nderkohe qe 42-vjecari Hoxha, i cili nuk ka duruar dot torturen, ka nderruar jete. Ai eshte transportuar ne vendin e quajtur Vain te Lezhes, ku edhe dyshohet te jete varrosur. Kater te pandehurit e dosjes "Hoxha" jane drejtor i Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve ne Ministrine e Financave, Arben Sefegjini, Ilir Kumbaro ish-kryetar dege ne Drejtorine e SHISH Tirane, Avni Koldashi ish-shef i bazes se vezhgimit te Drejtorise SHISH, Budjon Mece ish-inspektor ne Drejtorine e SHISH. Rrembimi si dhe zhdukja e biznesmenit Hoxha eshte hetuar per 11 vite me radhe, nderkohe qe kater te pandehurit e kesaj dosjeje jane gjykuar e me pas lene te lire ne vitin 2003, per mungese provash. Rihapja e dosjes eshte bere ne vitin 2006, duke zgjidhur edhe misterin rrembimit te biznesmenit. Deshmitaret kyc te ketij procesi jane dy personat qe u moren peng se bashku me Hoxhen, Loshaj e Kristopuli, te cilet kane treguar dhe rindertuar ngjarjen, ndersa pritet te thirren edhe gjate procesit gjyqesor. Dosja hetimore eshte dorezuar ne Gjykate te Krimeve te Renda, ne ngarkim te kater personave te dyshuar, per veprat penale te "rrembimit te personit" dhe "tortures me pasoja te renda". Dosja "Hoxha" do te perfaqesohet ne gjykate nga 5 prokurore, te cilet per 11 vite me radhe kane hetuar rrembimin e tij.

R.Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›