E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata divorcon Agim Mushon nga Irena e zhdukur

R.Caushaj

Gjykata e Tiranes aprovon kerkesen e ish-pronarit te kompleksit "Bruno" per divorc nga gruaja e tij, qe figuron e zhdukur prej muajit dhjetor te vitit 2004. Agim Musho qe prej dites se djeshme eshte i ndare ligjerisht me gruan e tij, Irena Seli, e humbur ne Portin e Durresit, ndersa kthehej nga Italia. Musho i ka dorezuar gjykateses se ceshtjes Fiqerete Mullaj, pretendimet se bashkeshortja e tij ka braktisur familjen si dhe vete ate. Ky ka qene edhe motivacioni qe ka dhene biznesmeni qe jeton ne Gjermani se bashku me dy femijet e tij.

Gjate deklarimeve te dhena ne gjykate, mesohet se Agim Musho ka pretenduar se bashkeshortja e tij e ka braktisur prej kater vitesh dhe eshte larguar per ne Amerike, duke braktisur ate dhe femijet. Kerkesa eshte depozituar disa muaj me pare ne Gjykaten e Tiranes, pas heqjes dore nga gjyqtarja e pare Kace Agolli, nderkohe qe dje ka perfunduar si proces gjyqesor, duke i dhene fund marteses se ciftit Irena Seli-Agim Musho. Gjyqtarja Mullaj ka zhvilluar disa seanca lidhur me kete ceshtje, pavaresisht shpejtesise qe kerkonte Musho ne prishjen e kurores, per te kaluar pasurine te femijet dhe per te lidhur martese me femren me te cilen bashkejetonte ne Gjermani. Agim Musho, pak muaj me pare, ridorezoi ne Gjykaten e Tiranes kerkesen per divorc nga gruaja e tij. Procesi per divorcin ka zgjatur disa seanca, duke marre parasysh edhe dorezimin e te gjitha dokumenteve, si certifikatat e lindjes, familjare dhe ate te marteses, qe Mushos i mungonin. Irena Seli prej tre vitesh rezulton e zhdukur gjate udhetimit nga Italia per ne Durres me tragetin e linjes Bari-Durres. Por kjo ngjarje, per te cilen 52-vjecari u dyshua si autor dhe shoqerua disa here pas incidenteve me familjaret e bashkeshortes, nuk e ka penguar Mushon te kerkoje divorcin zyrtarisht ne gjykate, ndonese drejtesia nuk e ka deklaruar ende zhdukjen me pasoje vdekjen e saj. Prej kohes se largimit misterioz se Irena Selit, Prokuroria e Pergjithshme ne bashkepunim me Prokurorine e Krimeve te Renda, nisen hetimet per zhdukjen, nen akuzen "rrembim personi". Me pas Prokuroria e Krimeve te Renda e ka deleguar dosjen ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Durres te vazhdonte hetimet, qyteti ne te cilen kishte ndodhur ngjarja. Musho u shoqerua dhe mor ne pyetje, nderkohe qe ngjarja mbeti mister edhe pse dyshohej per nje vrasje ne traget. Gruaja rezultonte te kishte hipur ne mjetin lundrues, por ndersa Musho shkonte per te dorezuar pasaportat ne piken e kontrollit Durres, 39-vjecarja eshte zhdukur pa lene gjurme sipas deshmise se tij. Edhe pas kontrolleve ne traget e hyrje-daljeve, nuk u zbulua asnje fakt rreth nje vrasjeje apo rrembimit deri ne dotet e sotme.

Nga biznesi i "Bruno", tek arrestimi per plagosje

Agim Musho ka qene nje nga biznesmenet e njohur ne kryeqytet, pasi zoteronte kompleksin "Bruno", afer ures "Vasil Shanto" ne Tirane dhe kryente tregti elektro-shtepiakesh Gjermani-Shqiperi. Por ne vitin 2003, biznesi i tij do rrenohej per shkak se i prishen biznesin buze Lanes, si te ndertuar pa leje. Me pas, ndersa kthehej nga udhetimi ne Gjermani e Itali, i humbet gruaja ne tragetin e linjes Bari-Durres dhe denoncon zhdukjen e saj. Megjithese u shoqerua si i dyshuar, Musho u lirua sepse mungonin provat. Vellai i 39-vjecares, Ylli Seli, e akuzoi si autor i vrasjes se Irenes, por kjo nuk u provua nga prokuroria. Me 30 mars te vitit 2006, Musho eshte arrestuar, pasi ka qelluar me thike vjehrrin e tij, babane e Irenes. Nderkohe qe per kete veper penale Gjykata e Tiranes e denoi ate me gjykim te shkurtuar 3 muaj e 10 dite heqje lirie. Aktualisht gjendet ne Gjermani, ku eshte lidhur me nje grua vendase dhe pret martese te ligjshme pas divorcit te djeshem ne Gjykaten e Tiranes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›