E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peshkarexha sjell ne port silurin

VLORE - Pjesetaret e ekuipazhit te nje motopeshkatoreje ne qytetin e Vlores, nxoren paraditen e djeshme nga fundi i detit nje silure qe perdorej nga anijet ushtarake. Burime te policise bene te ditur se siluri u nxor ne zonen e Triportit, nga ekuipazhi i peshkarexhes "Linda". Municioni luftarak ishte zbuluar 15 vjet me pare ne thellesine 6 metra, prane Karaburunit, por ai nuk ishte nxjerre nga deti. Pronari i anijes, Muharrem Burda, tha se siluri eshte nxjerre pasi ai perbente rrezik per gjithe flotiljen e peshkimit. Predha ishte rreth 2 metra e gjate dhe brenda saj, sipas specialisteve qe mberriten ne zonen e Triportit, ndodheshin afro 200 kilograme eksploziv.

O.H


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›