E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëmbimi në Tiranë, "molla e sherrit" një vajzë

Sipas burimeve nga policia e Tiranës së cilës i referohet “Gazeta Shqiptare”, shkak për rrëmbimin e 19 vjecarit ka qenë vajza të cilën autori e ngacmonte. Mes të arrestuar edhe një nënispektor policie. 

TIRANE- Një vazjë ka qenë “molla e sherrit” për rrëmbimin dhe mbajtjen peng për 45 minuta të 19 vjecarit Klevis Kadiun. Sipas burimeve nga policia e Tiranës së cilës i referohet “Gazeta Shqiptare”, Florian Teqja me 6 shokët e kushërinjtë e tij ka marrë me forcë në automjet Klevisin, vëllain e vajzës që ngacmonte, pasi pak kohë më parë viktima kishte rrahur 19 vjecarin që i ngacmonte të motrën.

Dje paradite Florian Teqja së bashku me shokët e tij kishin vajtur në qendër të fshatit Petrelë për tu sqaruar. Pasi kanë debatuar në grindje e sipër kanë hipur me forcë në makinë Klevis Kadiun dhe janë nisur drejt fshatit Krrabë të Tiranës.

Pas sinjalizimeve të marra, policia ka arritur të ndalojnë makinën pranë Urës së Farkës, të arrestojnë rrëmbyesit dhe të lirojnë pengun. Të arrestuarit për këtë ngjarje janë nëninspektorin Robert Luzi, 22 vjeç, Armando Dishën, 24 vjeç, që të dy nga fshati Shëngjergj; Ernaldo Matraxhiun e Endrit Qorden, të dy nga 18 vjeç, nga Tirana; Klodian Çakmashin, 20 vjeç, nga Priska dhe Armando Durishtin, 17 vjeç nga Mulleti. Ato janë marrë në pyejte dhe prokuroria po mbledh provat për të ngritur akuzën për “rrëmbim personi”, si dhe do të dalin para gjykatës për të bërë vlerësimin e masës së arrestit.

(s.g/BalkanWeb) 



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›