E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, nis procesi i aplikimit për kartat e identitetit

Gjatë ditës së sotme shpërndarja e kuponave do të kryhet në 6 sportele, ndërsa në ditët në vazhdim do të kryhet në të 33 zyrat e Postës Shqiptare në qarkun e Durrësit. 

DURRES-  Në qarkun e Durrësit nisi sot paradite procesi i aplikimit të qytetarëve për pajisjen me letërnjoftimet elektronike
Sipas drejtorisë së filialit të rajonit të Postës Shqiptare në Durrës ky qytet ka në dispozicion 130 mijë kupona, ndërkohë që sot ka nisur puna për shpërndarjen e 4 mijë kuponave të parë, në katër sportelet e zyrave qendrore të postës në qytetin bregdetar.

Gjatë ditës së sotme shpërndarja e kuponave do të kryhet në 6 sportele, ndërsa në ditët në vazhdim do të kryhet në të 33 zyrat e Postës Shqiptare në qarkun e Durrësit.

Më 12 janar procesi i aplikimit të qytetarëve shqiptarë me letërnjoftimet elektronike nisi në Tiranë dhe tashmë po shtrihet në të gjithë vendin. Ky proces është i rëndësishëm për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit të këtij viti, por edhe lëvizjen e lirë të tyre në vendet e BE-së.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›