E Martë, 3 Nëntor 2026

Rrengu i Albanos, kush nga fermerët u kujtua për ditëlindjen e tij?

Albano Bogdo ishte një nga dy fermerët që u fut në shtëpinë e fakirëve së bashku me Dijonisin. Pasi kryen me sukses detyrat e vendosura nga Agai, ky i fundit vendosi që t’i nxirrte para kohe nga shtëpia e fakirëve.

Por Albano Bogdo nuk u mjaftua me kaq, pasi vendosi tu bëjë një rreng fermerëve të tjerë për të parë se kush shqetësohej më shumë për të duke u shtirur si i sëmurë, si dhe kush do të kujtohej për ditëlindjen e tij.

Në dijeni të këtij rrengu ishin vetëm Flor Agalliu dhe Dijonisi.

Pasi Flori ju thotë banorëve se Albano është i sëmurë dhe ka nevojë për ndihmë, por kush shkon në shtëpinë e fakirëve penalizohet, vetëm Çiljeta u tregua e gatshme të thyente rregullat.

Sa i përket ditëlindjes, askush nuk e mbajti mend.

View this post on Instagram

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›