Rrëshen- Kalimash makina përplas kalimtarin
Aksident i rëndë në autostradën Rrëshen- Kalimash. Sipas policisë mëngjesin e sotëmnjë makinë me targa kosovare ka përplasur për vdekje një kalimtar.
Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Zallxhuxh dhe viktima është identifikuar nga policia lokale, si Ndue Seferi 72 vjeç.
Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit dhe po kryen veprimet hetimore për të përcaktuar dhe shkakun e aksidentit.