Kthimi i pronave13 familje shqiptarepresin Strasburgun
TIRANE- Në Gjykatën e Strasburgut aktualisht për vitin 2010 ekzistojnë 13 familje pronarësh shqiptarë kanë paditur Qeverinë për mos kthimin e plotë të pronës së tyre.
Të zhgënjyer nga stërzgjatja e procesit të kthimit dhe kompensimit të pronës nga ana e institucioneve shqiptare, subjektet e shpro-nësuara kanë kthyer sytë nga Gjykata e Strasburgut. Për vitin 2009 e në vazhdim, Komisioni Europian raporton se në gjykatën e Strasburgut janë 300 dosje të hapura kundër shtetit shqiptar. Rreth 70-80% e tyre janë për çështjet e pronësisë.
Janë gati edhe 100 apo 150 dosje të tjera të dërguara nga pronarë të ndryshëm shqiptarë në Strasburg. Ndërsa sipas raportit të posaçëm, mësohet se brenda muajit shtator të këtij viti, kjo gjykatë pritet të japë vendime për të gjitha pretendimet e 13 pronarëve.
("Gazeta Shqiptare" boton emrat e familjeve që kanë hapur proces gjyqësor në Strasburg dhe sa është sipërfaqja që familjet pretendojnë se nuk i është kthyer prona)
(s.g/BalkanWeb)