Egjipti, bursastudimi për shqiptarët
TIRANE- Qendra Demografike dhe Fondi Egjiptian për Bashkëpunimin Teknik në Kajro, ofron bursa për studime pasuniversitare në fushën e studimeve demografike për periudhën janar-dhjetor 2011. Bursat ofrohen në: Diplomë e Përgjithshme në Demografi; Diplomë e specializuar për zhvillimin e popullsisë, por me kusht që kandidati të ketë një diplomë të përgjithshme me vlerësimin minimal mirë; Program studimi për nivelin master në demografi, por me kusht që kandidati të ketë një diplomë të specializuar në këtë fushë me vlerësimin minimal mirë. Kandidatët duhet të kenë DNP dhe të zotërojnë shumë mirë anglishten. Bursa mbulon shpenzimet e udhëtimit, të shkollimit dhe të akomodimit, si dhe shpenzimet e vogla mujore. Të gjithë personat e interesuar për këto bursa studimi duhet të dorëzojnë një formular aplikimi me të dhënat personale, si dhe një kopje të CV-së në Ambasadën e Republikës së Egjiptit në Tiranë, brenda datës 25 gusht 2010.
(s.g/BalkanWeb)
(s.g/BalkanWeb)