Rrëshen-Kalimash, një kryevepër madhështie, që po verbon opozitën
Kryeministri Sali Berisha ka ndjekur dje nga afër ecurinë e punimeve në një nga segmentet e rëndësishme të rrugës Rrëshen-Kalimash, atë Thirrë-Kalimash, i cili përmban një tunel rreth 6 kilometrash të gjatë, që kalon përmes malit Qafa e Kumbullës. I shoqëruar edhe nga ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, Berisha përshkroi në këmbë pjesën e hapur të tunelit, i cili nga njëra anë ka arritur një gjatësi 1.3 km. Në këtë tunel po punohet në të dy anët paralelisht. Kryeministri vlerësoi se kjo vepër madhështore për çdo vizitor shqiptar është e përmasave të paimagjinueshme. Duke shprehur vlerësim maksimal për punën e kompanisë ndërtuese, ai u shpreh se