Rreshen-Kalimash, rruga 1.02 miliarde USD

Te dhenat zyrtare, te vete kompanise turke, Enka, te publikuara ne raportin vjetor, tregojne se vitin e kaluar qeveria shqiptare pagoi 333 milione euro vellim punimesh per ndertimin e autostrades.
Ne vitin 2008, sipas te dhenave te Institutit te Statistikave, ne total sektori i ndertimit ne Shqiperi, pati nje xhiro prej rreth 960 milione euro, prej te cilave me shume se nje e treta e saj u realizua vetem nga konsorciumi turko-amerikan.
Ne faqen zyrtare te Enkas zbulohet edhe nje tjeter tregues qe ka te beje me koston e rruges se shumeperfolur.
Ne kontraten fillestare qe qeveria shqiptare nenshkroi me Bechtel Enkan, kostoja vetem per segmentin prej 60 kilometrash Rreshen-Kalimash u parashikua ne 420 milione euro.
Por ne raportin financiar te audituar, i mbyllur ne mars te ketij viti, thuhet se si rezultat i puneve te artit, por edhe rritjes se paparashikuar te vellimit te punimeve, kostoja e vetem ketij segmenti tashme ka arritur ne 725 milione euro ose 1.02 miliarde dollare, kur ne total gjatesia e rruges eshte 170 kilometra.
Vellimi i madh i punimeve te Bechtel Enkas ka bere qe shifrat zyrtare te fshehin situaten e veshtire qe po kalon sektori i ndertimit, pasi te dhena konfidenciale te siguruara nga drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve, flasin per renie te forta te xhirove deri ne 50 per qind per kompanite e tjera te ndertimit, e kryesisht ato qe nuk marrin pune publike.