E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rehn: Zgjedhjet, me te mirat

Komisioneri europian Olli Rehn ka dhene vleresimin e pare zyrtar per zgjedhjet ne Shqiperi, para publikimit te raportit perfundimtar te OSBE/ODIHR.

“Zgjedhjet e fundit parlamentare ishin me te mira se ato te viteve te kaluara, megjithese pati serish parregullesi”, vleresoi Rehn para komisionit te jashtem ne Parlamentin Europian.

Gjithesesi, ai u tregua i kujdesshem ne deklaraten e tij, duke nenvizuar se pret raportin perfundimtar te vezhguesve nderkombetare. “Me pas le te shohim se c’do te ndodhe”, tha Rehn lidhur me kete raport.

Per aplikimin e vendit per statusin kandidat, Olli Rehn deklaroi se Komisioni Europian eshte i gatshem te nise pergatitjen e opinionit, sapo Keshilli Europian ta kerkoje nje gje te tille, pasi te kete marre per shqyrtim kerkesen e Shqiperise.

Ne lidhje me liberalizimin e vizave, komisioneri Rehn ka deklaruar per here te pare se nese Shqiperia dhe Bosnja plotesojne reformat dhe kushtet e duhura, atehere Komisioni Europian mund te beje nje propozim te ri per keto dy vende ne mesin e vitit e 2010.

“Shpejtesia e progresit te ketyre vendeve drejt heqjes se regjimit te vizave eshte ne duart e lidereve te tyre”, theksoi Rehn.

Me nje skenar te tille, nese ne mesin e vitit te ardhshem Komisioni vlereson se jane plotesuar kushtet, shqiptaret e pajisur me pasaporta biometrike do te mund te levizin lirshem ne vendet e Shengenit ne fillim te vitit 2011.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›