Rrëshen-Kalimash tre ditë e pakalueshme, punime në tunel
TIRANË- Autostrada e re Rrshen-Kalimash do të jetë e pakalueshme përgjatë tre ditëve nga e hëna deri të enjten në mëngjes. Ministria e Transporteve bën me dije se "Tuneli i Thirres në ketë aks do të jetë i mbyllur për shkak të punimeve prej orës 11:00 të ditës së sotme (e hënë) e deri të enjten në orën 7:00 (data 9 korrik).
Sipas katij dikasteri, kufizimi i përkohshëm i autostrëdës vjen si rezultat i punimeve elektromekanike dhe përforcuese në galerine jugore. Punime këto që për arsye sigurie nuk mund të zhvillohen ne presencën e trafikut.
Autostrada e re Rrëshen-Kalimash u përurua më 25 qershor, tre ditë para zgjedhjeve dhe përgjatë një jave pune ka patur fluks automjetesh. Ajo shkurton distancën e Tiranës me Kukësit me rreth 5 orë. Tuneli i Thirrës, pjesa më e vështirë e këtij segmenti është i gjatë 5 kilometra dhe kur është hapur ka patur funksional vetëm një korsi nga 4 të tilla të projektuara. Ndaj makinat kanë lëvizur me grafik gjatë javës së parë të hapjes së rrugës së re. Aktualsht automjetet që frekuentojnë rrugën Tiranë-Kukës-Prishtinë dhe anasjelltas janë të detyruara të ecin në aksin e vjetër.