Rrëshen, grabiten ulqinakët: Njoftuam policinë, por nuk erdhi
RRËSHEN- Dy persona (babë e bir) kanë rënë pre e grabitjes me armë nga persona të maskuar dhe të armatosur mëngjesin e sotëm teksa udhëtonin drejt Ulqinit.
Grabitja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 3:00 të mëngjesit në rrugën nacionale të Rrëshenit, ndërkohë që Enver dhe Ardian Nasradini nga Ulqini janë personat e grabitur.
Dy familjarët kanë rrëfyer se pas grabitje kanë njoftuar policinë shquitpare, por ajo nuk i ka ardhur në ndihmë, dhe vetëm pas ndërhyrjes së ambasadës së tyre janë ndihmuar.
Enver dhe Ardian Nasradini kanë dëshmuar se 2 persona të armatosur dhe të maskuar kanë qëlluar në drejtim të mjetit. Grabitësit nën presionin e armës kanë mundur ti marrin i 1050 euro dhe sende me vlerë dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur
(e.m./BalkanWeb)