E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëshen, plagosi 33-vjeçarin, arrestohet autori

Plagosja nga bashkëmoshatari i tij, për pak i ka marrë jetën 33-vjeçarit në Rrëshen. Bledar Reçi, është plagosur nga Armand Gjoka, i cili është arrestuar nga policia. I plagosuri 33-vjeçar ndodhet i shtruar në Spitalin Ushtarak.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur pas një konflikti të çastit të ndodhur mes dy personave, ku mbeti i plagosur Reçi. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe ka vënë në pranga autorin e plagosjes, Armand Gjoka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›