Vlorë, vritet me armë zjarri emigranti 30-vjeçar

Një 30 vjeçar nga Vlora është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e djeshme, rreth orës 00.30. Viktima, Gladiol Leka, jetonte prej vitesh në Itali dhe ishte kthyer me pushime tre ditë më parë.
Ka qenë pranë banesës së tij, kur autorët e vrasjes, dy persona që udhëtonin me motor kanë qëlluar me armë në drejtim të 30 vjeçarit.
Ai ka marrë 6 plumba në pjesë të ndryshme të trupit, dhe si pasojë e kësaj plagosje ka gjetur vdekjen.
Autorët e ngjarjes, të cilët ende s`janë identifikuar, udhëtonin me një motor, dhe i kanë zënë pritë viktimës, duke e qëlluar me armë zjarri.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, dhe po kryen ekspertizat përkatëse.
Gjithsesi për çështje hetimi nuk jepen detaje, vetëm si pistë kryesore grupi hetimor ka larjen e hesapeve, që mund të lidhet me qëndrimin e të riut në Itali.