E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mamurras, plagoset roja i kazinosë

Roja e një kazinoje është plagosur në Fushë-Mamurras. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mesnatës, kur tre të rinj kanë qëlluar me armë zjarri ndaj kazinosë, ku i plagosuri Kujtim Perskura ishte roje i saj.

Pasi kanë qëlluar me armë zjarri, të rinjtë janë larguar menjëherë nga kazinoja. Policia informon se Perskura nuk është plagosur me armë zjarri, por është plagosur në kangjellat e kazinosë, gjatë tentativës së tij për t`u larguar.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është vënë në kërkim të të rinjve, të cilët qëlluan me armë zjarri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›