Rreshjet e shiut sjellin përmbytje në rrugët e Tiranës

Shiu gjatë natës ka shkaktuar probleme të shumta në disa rrethe të vendit por edhe në Tiranë. Sipas informacioneve në disa zona ka pasur përmbytje por probleme janë shënuar sidomos në rrugët e Tiranës ku ka pasur përmbytje në disa lagje. Më problematike situata ka qënë në Komunën e Parisit ku reshjet e shiut kanë bërë që disa prej rrugëve dhe oborreve të pallatit të pushtohen nga uji. Shkak është bërë mungesa e kanalizimeve në këtë zonë që ka sjellë probleme të shumta për banorët që janë alarmuar në orët e vona të natës