Obama nënshkruan ligj të ri për kërkimet mjekësore

Presidenti amerikan Barack Obama, i cili e ka kundërshtuar ndër vite limitimin e fondeve federale që duhen për kërkimin e qelizave staminale, nëshkruoi një urdhër ekzekutiv pikërisht për këtë çështje. Thënë më saktë, numri një i Shtëpisë së Bardhë hoqi pengesën për shfrytëzimin e parave nga buxheti federal për kërkime shkencore në fushën e qelizave gjenetike.Mbi bazën e urdhërit të ri, Obama nuk do të caktojë kushte për kërkimet shkencore të këtyre elementeve gjenetike, dhe këtë gjë do t'ia lërë në dorë Institutit Nacional të shëndetësisë. Në këtë mënyrë presidenti amerikan Obama nënshkroi lëvirimin e fondeve qeveritare për kërkimet me qeliza embrionale, gjë që përbën një kthimin tërësor të timonit të politikës së presidentit Bush.Mëgjithatë kjo çështje është e diskutueshme, sepse disa njerëz besojnë se shkatërrimi i çdo embrioni njerëzor, është i gabuar. Zhvilimi më i fundit nga administrata Obama është dënuar nga grupet konservatore dhe përshëndetur nga shkencëtarët amerikanë që parashikojnë një valë të re kërkimesh shkencore dhe përfitime të mundshme mjeksore. Për tetë vjet shkencëtarët amerikanë kanë qënë të ndaluar me ligj të përdorin paratë e taksapaguesve për të ndihmuar në eksperimentet me qeliza embrionale. Rezultati, sipas shumë shkencëtarëve ka qënë një rënie e efektivitetit në punën e tyre. Qelizat embrionale mund të kthehen në çdo qelizë të trupit dhe një ditë mund të ndihmojnë në kurimin e sëmundjeve kronke si diabeti, parkinsoni dhe alzajmeri. Këto lloj qelizash mund të përdoren në pjesë të ndryshme trupore, si në inde të trurit, në gjak, në zemër, muskuj dhe kocka. Por përdorimi i tyre përfshin shkatërrimin e embrioneve, zakonisht ato që mbeten nga kurat e fertilitetit. Mjekët shpresojnë se duke shfrytëzyzar transformimin e qelizave embrionale mund të frenojnë sëmundje të ndryshmë që lidhen me qelizat e trurit, me sëmundjen e parkinsonit, me sëmundje diabetike, apo edhe për dëmtimet në palcën e shtyllës kurrizore.