E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli takime ne dumen ruse

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli gjate vizites se saj zyrtare ne Rusi u takua me kryetarin e Dumes Boris Grizllov. Ai vleresoi faktin se marredheniet Rusi-Shqiperi tashme kane nje baze ligjore me rreth 30 marreveshje te nenshkruara dhe ne pritje per tu finalizuar edhe rreth 10 te tjera. Lidhur me marredheniet dypaleshe zonja Topalli u shpreh se eshte momenti te ridimensionojme dialogun politik dhe bashkepunimin ne fushat me interes reciprok.

Kryeparalmentarja Topalli e konsideroi te rendesishem bashkepunimin ne fushen e turizmit dhe te energjise. Ajo tha se Shqiperia vlereson shume perfshirjen e saj si degezim ne projektet e gazsjellesve te medhenj si Rryma e Jugut.

Kryetari i Dumes tha se Rusia si eksportuese e naftes dhe e gazit sheh me interes edhe ngritjen e industrise perpunuese ne Shqiperi. Duke vleresuar potencialet turistike te Shqiperise zoti Grizllov u shpreh se per ruset eshte me interes te investojne ne kete fushe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›