E Diel, 1 Nëntor 2026

Dekretet e Topit konstitucionalistet Faji i Topallit

Ndonese te ndare ne opinione per pezullimin e dekreteve te presidentit deri ne nje vendim te Gjykates Kushtetuese konstitucionalistet Rustem Gjata dhe Njazi Jaho bien dakord ne faktin se ky pezullim nuk ishte ne tagrin e Kuvendit.

Gjykates Kushtetuese me atee kerkese qe e ka bere per interpretim te kerkonte qe ajo te vendoste vete pezullimin e shqyrtimit. Ajo vete me nismen e saj per mendimin tim nuk duhej te pezullohej. Perderisa ia ka derguar Gjykates Kushtetuese kerkoja dhe te gjitha te tjerat tha Rustem Gjata konstitucioanlist.

Pezullimi i dekretit te presidentit nuk mbeshtetet ne ndonje nen te rregullores. Ne qofte se Gjykata Kushtetuese qe ne nuk e dime do te vonoje pergjigjen e kerkeses ose vendimin e saj atehere do te vazhdojne te jene ne detyre anetare te cileve u ka mbaruar prej kohesh mandati. Ndersa per sa i perket gjykates se larte atyre qe u ka mbaruar mandati atyre jane larguar menjehere dhe ka gjykata e larte nje boshllek Njazi Jaho konstitucionalist.

Ne vazhden e ketyre zhvillimeve Konstitucionalistet edhe nje here hedhin idene e ndryshimit te ligjit themeltar te shtetit. Nderhyrja ne Kushtetute do ti jepte zgjidhje perplasjeve institucionale mbi gjykatat.

Ketu ska te beje me interpretim por mund te shtrohet ceshtja e ndryshimeve ne Kushtetute dhe ne ligj tha Jaho. Mosmarreveshjet qe kane lindur mes presidentit dhe Kuvendit jane pasoje e nje rregullimi jo aq te mire nga Kushtetuta. Duhet ndrequr Kushtetuta u shpreh Jaho.

Jane 7 dekretet te presidenti per anetare te gjykates se larte dhe kushtetuese te cilat jane pezulluar prej 1 muaji ne pritje te vendimit te gjykates kryesore te vendit.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›