Rreshkitjet, bllokohet Dukagjini
Bie intensiteti i reshjeve te shiut ne zonen Veriperendimore te vendit, por qindra hektare rezultojne te zhytura ne uje. Kushtet e keqija atmosferike kane cuar edhe ne shembjen e nje pjese te malit ne zonen e Dukagjinit te Shkodres, duke lene prej dy ditesh te izoluar 3 mije banoret e komunes Shales, qe nuk lidhen dot me qytetin per shkak te masivit te dherave dhe gureve, mbi rruge ne nje gjatesi 100 metra. Po keshtu permbytje ka pasur dje ne Lac, Shengjin, Mamurras, ndersa me e qete ka qene situata ne Durres, ku jane zhbllokuar kanalizimet. Aktualisht siperfaqja nen uje ka shkuar rreth 1 mije hektare, kurse per shtepite e permbytura nuk eshte marre ende asnje mase, per shkak te reshjeve qe bien.
Shkoder
Reshjet e shiut kane shkaktuar rreshkitje masive te dherave ne zonat e thella, malore te Qarkut te Shkodres, duke izoluar disa fshatra me 3 mije banore ne rajonin e Dukagjinit.
Ne aksin Shkoder-Dukagjin ka pasur shembje te dherave dhe gureve te malit qe ndodhet anes rruges rurale, duke bere kete aks te pakalueshem per komunen e Shalsit qe prej mbremjes se diel. Autoritetet vendore ne prefekturen dhe Qarkun e Shkodres shprehen se eshte kryer inspektimi ne vend, nga drejtues te Ndermarrjes se Mirembajtjes se Rrugeve, ku ka rezultuar se jane shembur rreth 100 metra katror mal, qe kane bllokuar aksin i cili te lidh me komunen e Shalesit. Kjo rruge lidh komunen me zonen urbane ne Shkoder dhe llogaritet se 3 mije banore nuk mund te zbresin ne qytet, prej tre ditesh. Me problematike paraqitet situata ne Bregun e Lumit, qe eshte me i prekuri nga rreshkitjet, kurse renia e dherave ka vazhduar edhe dje, per shkak te reshjeve te panderprera te shiut. Nje grup specialistesh kane mberritur ne vendngjarje per te pare situaten, si dhe per te marre masat per zhbllokimin e rruges. Drejtoria e Rrugeve thote se aksi Shkoder-Dukagjin, mund te behet i kalueshem vetem gjate dites se sotme.
Lezhe
Megjithese situata ka qene disi me ndryshe diten e djeshme, me reshje qe kane rene me intensitet me te ulet, permbytjet kane vazhduar ne Qarkun e Lezhes per shkak te kanalizimeve qe kane dale jashte funksionit dhe hidrovoreve kullues. Fushat ne zonen e Shengjinit, Lacit, Mamurrasit apo deri ne Fushe-Kruje, kane qene pothuajse te permbytura dhe shtepite te rrethuara nga uji. Gjendja ka qene e njejte per banesat nen uje, pa asnje lloj zgjidhje per kullimin e ujerave apo riparimin e demeve. Dhjetera hektare toka jane permbytur dhe dje si pasoje e reshjeve, kurse siperfaqja sipas autoriteteve ne shkalle vendi mund te shkoje deri ne 1 mije hektare te permbytur. Banoret kerkuan nderhyrje emergjente, pasi pervecse u jane demtuar banesat dhe pajisjet elektro-shtepiake se bashku me orendite, u rrezikohet edhe jeta nga permbytjet e vazhdueshme. Problematike vazhdon te jene lagjet SMT dhe Barbullun te Lezhes, ku niveli i ujit arrin deri ne gjysme metri, ne Fushe-Kuqe, fshatin Adriatik te Mamurrasit dhe disa zona te tjera.
Durres
Nderprerja e reshjeve intensive te shirave diten e djeshme eshte shoqeruar me permiresim te situates ne qytetin e Durresit. Shtabi i emergjences ka qene ne gatishmeri, duke vepruar nepermjet punonjesve te mirembajtjes ne bashki dhe te kanalizimeve per te shmangur permbytjet e metejshme dhe zhbllokuar kanalizimet. Eshte rikthyer normaliteti ne shkollat e permbytura ne Porto-Romano, zonen e ish-Kenetes dhe ne disa rruge kryesore te Durresit. Po keshtu ne port situata eshte paraqitur me e qete dhe puna ka vijuar normalisht, megjithese jo me intensitetin e diteve te zakonshme.