Tragjedia e Gribes, arrestohet ne spital shoferi
Elbasan- Tragjedia e ndodhur ne Gribe te Gramshit, ka nje emer autori te dyshuar qe eshte arrestuar ne gjendje spitalore nga Policia e Elbasanit. Burime zyrtare bene me dije se rreth ores 13:30 te dites se diel, u be arrestimi i Edmond Kadiut 32 vjec, banues ne Lushnje. Aktualisht Kadiu ndodhet ne Spitalin Ushtarak te Tiranes per mjekim, jashte rrezikut per jeten dhe ruhet nga disa efektive. Policia njoftoi se duke qene shofer i mjetit te tij tip "Mitsubishi", me targa LU 1379 C, ne rrugen rurale te fshatit Gribe, ne perpjekje per te kaluar ujerat e perroit Sojnik, e ka marre rrjedha e ujit dhe eshte permbysur makina. Per pasoje kane gjetur vdekjen pasagjeret qe ishin ne kete mjet, Ilir Mema 30 vjec, banues ne Plug te Lushnjes dhe mbesa e tij, Manushaqe Rika 19 vjece, banuese ne fshatin Gribe. Shoferi se bashku me nje tjeter person, ka mundur te shpetoje nga mbytja ne perrua, por jo dy viktimat qe u gjeten ne sediljen e pasme te mjetit, pas nxjerrjes nga uji. "Nga ana jone u dergua ne vendngjarje grupi hetimor, i cili kreu veprimet e para hetimore, keqyrjen e vendit, kufomave, si dhe u moren deklarimet e te mbijetuarve. Hetohet ende per te percaktuar shkaqet e rrethanat e kesaj ngjarje tragjike", njoftoi dje policia e Elbasanit. Drejtuesi i automjetit Edmond Kadiu, eshte derguar ne Spitalin Ushtarak te Tiranes, ku aktualisht ndodhet jashte rrezikut per jeten dhe nen arrest spitalor deri ne permiresimin e gjendjes shendetesore, per t'u rikthyer ne paraburgim. Ai akuzohet per "shkelje te rregullave te qarkullimit dhe shkaktimit te vrasjes", ndersa do te jete gjykata qe do te percaktoje ne masen e saj fatin e metejshem te 32-vjecarit.