Rrëshqitje dheu në aksin kombëtar Elbasan- Librazhd, bllokohet rruga
Elbasan- Aksi Elbasan- Librazhd është bllokuar, pasi në rrugë kanë rënë dhera dhe gurë të shumtë.
Mësohet se rruga është bllokuar në vendin e quajtur Murash, ndërsa kjo ka krijuar një varg të gjatë makinash. Për disa minuta shoferët kanë qëndruar në pritje, deri sa kanë ndërhyrë punonjësit e mirmbajtjes së rrugëve.
Rruga ka qëndruar e bllokuar për rreth 45 minuta, ndërsa deri tani mësohet se nga shembja e gurëve nuk ka patur të lënduar.
/IDEA/