Rrëshqitje gurësh në rrugën e Dukagjinit, Beci: Vijon puna për hapjen e plotë të segmentit rrugor

TIRANË, 23 nëntor /ATSH/ Reshjet e dendura të shiut që përfshinë vendin një ditë më parë, kanë shkaktuar rrëshqitje gurësh në rrugën e Dukagjinit.
Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci bën me dije se që prej mbrëmjes së djeshme firma kontraktuese vazhdon punën për hapjen e plotë të lotit të dytë në rrugën e Dukagjinit.
Sipas kryebashkiakut të Shkodrës aktualisht është i hapur segmenti rrugor Bane Kir–Theth–Shkodër.
Po ashtu Beci bën me dije se po vijon puna për pastrimin e segmentit rrugor ku pati rrëshqitje gurësh për shkak të motit të keq.
Rrëshqitje gurësh në rrugën e Dukagjinit, vijon puna për hapjen e plotë të segmentit rrugor 1 nga 3/a.f/