E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

RUSI – Putini premton më shumë testime të raketave bërthamore të lëshuara në Ukrainë

MOSKË, 23 nëntor /ATSH-AFP/- Presidenti rus Vladimir Putin premtoi dje më shumë testime luftarake të një rakete eksperimentale hipersonike të lëshuar në Ukrainë, pasi Volodymyr Zelensky bëri thirrje për sisteme të përditësuara të mbrojtjes ajrore për të përballuar kërcënimin e ri.

Deklaratat e fundit nga liderët erdhën disa orë pasi parlamenti i Ukrainës u mbyll për shkak të frikës së shtuar për një sulm me raketa.

Një ditë pasi Moska lëshoi raketën e re në qytetin ukrainas, Dnipro – Putin tha se do të kishte më shumë testime të raketës së re “Oreshnik”.

“Ne do të vazhdojmë këto testime, duke përfshirë edhe në kushte luftarake, në varësi të situatës dhe karakterit të kërcënimeve të sigurisë ndaj Rusisë”, tha Putini në një takim televiziv me shefat ushtarakë.

“Rusia do të fillojë gjithashtu prodhimin në seri të armës eksperimentale”, shtoi ai.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha dje se po kërkonte sisteme të përditësuara të mbrojtjes ajrore nga aleatët e tij në përgjigje të kërcënimit të ri.

Më herët, Ministria e Jashtme e Kinës përsëriti thirrjen e saj për “qetësi” dhe “vetëpërmbajtje” – pasi Rusia konfirmoi se kishte lëshuar raketën balistike.//a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›