Ministria e Transporteve kundërshton pjesëmarrjen në KRRT për të miratuar lejet klienteliste të Ramës

Qeveria Berisha u rikthehet sërish akuzave ndaj kryebashkiakut Edi Rama për planin urbanistik dhe lejet abuzive të ndërtimit të dhëna prej tij. Kësaj radhe ka qenë Ministria e Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit, ajo që ka riakuzuar kryebashkiakun Rama, se ka kërkuar mbledhjen e KRRT- së për të miratuar 30 leje ndërtimi dhe 20 investime, të cilat mendohet se do t'u jepen klientëve të tij.
Drejtori i Politikave të Planifikimit Urban në Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Marin Biçoku deklaroi dje se kreu i Bashkisë së Tiranës vazhdon të abuzojë me lejet e ndërtimit."Ne si profesionistë të votuar të Këshillit Bashkiak të Tiranës nuk do të marrim pjesë në mbledhjen e KRRT- së të Tiranës, pasi nuk mund të bëhemi palë në shkatërrimin e kryeqytetit dhe nuk mund të pranojmë trajtimin e Tiranës si pulla e njolla sheshesh ndërtimi", deklaroi Biçoku. Deklarata e kreut të Urbanistikës pranë MPPTT- së erdhi një ditë pasi kreu i bashkisë së Tiranës kërkoi mbledhjen e KRRT-së së Tiranës, anëtar i së cilës është dhe Biçoku. "Dje në mbrëmje kryebashkiaku Rama na lajmëroi për mbledhjen e KRRT-së me një rend dite për 30 leje ndërtimi të klientëve të tij e 20 investime elektorale", tha ai, ndërsa shtoi se "kjo do të thotë vërtetim i faktit që z. Rama vazhdon të abuzojë me lejet e ndërtimit dhe ta përdorë pushtetin e tij në shërbim të klientëve të 15%". Duke e konsideruar kryebashkiakun Rama si pengesë reale qe e ka lënë Tiranën pa plan rregullues prej 10 vjetësh, Biçoku shtoi se kjo shaka e ripërsëritur e tij duhet të marrë fund. Tirana, siç u shpreh ai, nuk është çifligu i tij dhe KRRT-ja nuk është bandë që të grabisë qytetin. Biçoku kërkoi miratimin e planit rregullues në Këshill Bashkiak e deri në KRRTRSH, sikurse ligji e kërkon. "Ne kërkojmë një proces të thellë shqyrtimi që të ketë në fokus interesat më të mira të Tiranës dhe qytetareve të saj dhe jo lejet e ndërtimit të Kuçove të Kryetarit të Bashkisë", vijoi ai në deklaratën e tij. Sipas Biçokut, kontrata për hartimin e planit rregullues është lidhur më 1 nëntor 2006 dhe duhet të mbaronte në korrik 2007. "Më dhjetor 2008 na kërkoi të miratojmë në parim në KRRT-në e Tiranës draftin e planit rregullues duke na premtuar që boshllëqet do të plotësoheshin urgjentisht dhe problemet ligjore të tij do të korrigjoheshin", theksoi Biçoku, ndërsa shtoi se "në këtë situatë të paprecedent babëzie e paaftësie, Kryetari i bashkisë në vend të pranojë dështimin e tij kërkon të vazhdojë të drejtojë qytetin pa plan". Ai informoi se në nëntor 2004 bashkisë së Tiranës i janë vënë në dispozicion nga donatorët 1,466,000 dollarë plus financimin shtesë të qeverisë shqiptare për të hartuar planin rregullues, të cilin nuk e ka mbaruar ende
Berisha: Rama të dorëzojë planin urbanistik
Para pak ditësh, në vijim të akuzave edhe Kryeministri Berisha ka vazhduar sulmin e tij politik ndaj kreut të Bashkisë të Tiranës, Edi Rama duke i kërkuar Ramës të dorëzojë planin rregullues urbanistik. Kreu i ekzekutivit ka akuzuar rivalin e tij Rama, se po mban peng planin urbanistik të Tiranës. Studimet urbanistike janë një kusht vendimtar si për zhvillimin e qendrave urbanistike, ashtu dhe për luftën pa kompromis kundër korrupsionit. Ata që bllokojnë studimet urbanistike, ata vetëm dëshmojnë se territorin e qytetit të tyre, siç është rasti i Tiranës, e duan për ta mjelë dhe për vjelë. Ndaj, dua tu bëj thirrje për ditë feste kryetarit të Bashkisë së Tiranës, si dhe të kryetarëve të gjitha qyteteve të mëdha, por në mënyrë të veçantë atij të Tiranës sepse ai përfunduar dhe e ka ndryrë në sirtar, të dorëzojë planin urbanistik sepse nuk është pronë as e EDIL-it dhe as e Edvinit, por është pronë dhe pasuri e qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, theksoi kryeministri i vendit. Këto sulme politike, fillin e tyre e kanë të hershme, por kohët e fundit ato sa po vijnë e po bëhen më të theksuara. Sulmi ndaj kreut të Bashkisë Tiranë, për buxhetin e këtij viti, është bërë para disa ditësh nga Kryeministri Berisha. Sipas kreut të qeverisë, Rama po mban peng planin, pasi nuk do që qytetarët e Tiranës të zhvillojnë qytetin e tyre në përputhje me një plan të miratuar, por do ta përdorë llokma për kompanitë e tij të mediave dhe kompani të tjera me të cilat ndan fitimin. Edhe njëherë i kërkoj në mënyrë të prerë të dorëzojë Planin e Përgjithshëm Urbanistik të kryeqytetit. Plani urbanistik nuk është pronë as plaçkë e tij, por është pronë e qytetarëve të Tiranës dhe e mbarë shqiptarëve që kanë në Tiranë kryeqendrën e vendit, vlerësoi Kryeministri.
Last Updated on Saturday, 21 March 2009 23:13