Koçi: Të gjithë të marrin pjesë në votime, mazhoranca aktuale duhet të largohet

PSV 91 zhvillon Konferencën e parë Kombëtare
Partia Socialiste e Vërtetë 91 zhvilloi për herë të parë Konferencën Kombëtare të partisë, e cila përcakton si imperativ politik, fitoren e së majtës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sipas kryetarit të saj, Petro Koçi Konferenca Kombëtare do të aprovojë një rezolutë që përcakton rolin dhe pozicionin elektoral të PSV 91 në procesin politik në vijim, në shërbim të këtij misioni. Kryetari Koçi tha se PSV 91, duke patur parasysh sistemin zgjedhor të imponuar nga bashkëpunimi Rama-Berisha, vlerëson se fitorja e zgjedhjeve nga e majta mund të arrihet kryesisht nëpërmjet pjesëmarrjes masive të elektoratit socialist në procesin e votimit. Në emër të PSV 91, Koçi i ka bërë thirrje socialistëve të PSV 91, të LSI dhe PS të votojnë pa mungesa në zgjedhjet e 28 Qershorit.PSV 91 fton qytetarët për tu pajisur sa më shpejt më letërnjoftimet biometrike në mënyrë që të mos i lihet asnjë derë e hapur manipulimit të zgjedhjeve nëpërmjet certifikatave, u shpreh Koçi. Ai theksoi se Konferenca Kombëtare e PSV 91 e vlerëson bashkëpunimin në kuadrin e një koalicioni të përberë me LSI dhe forca të tjera progresiste si të domosdoshëm për fitoren e së majtës në zgjedhje, riformatimin e së majtës socialiste dhe bashkëqeverisjen e vendit nga një koalicion i majtë në 4 vitet e ardhshme. Maxhoranca e djathtë, e ardhur në pushtet pa mbështetjen e mjaftueshme zgjedhore duhet larguar nga pushteti për shkak të politikave që kanë sjellë rënien e mirëqenies së qytetarëve, kapjes nga korrupsioni masiv dhe kërcënimit të pavarësisë kushtetuese të sistemit të drejtësisë, u shpreh Koçi. Ai kujtoi përfshirjen e qeverisë dhe e kryeministrit në një sërë skandalesh korruptive, ku ai i Gërdecit shkaktoi vrasjen e 26 njerëzve të pafajshëm dhe plagosjen e qindra të tjerëve, e ka cilësuar si njollosjen e imazhit të politikës dhe atë të vendit në arenën ndërkombëtare.
Koçi vlerësoi si vendimtare ndërhyrjet ndërkombëtare në ruajtjen e integritetit institucional të sistemit të drejtësisë nga agresioni qeveritar.PSV 91 e konsideron votimin e PS në favor të teknologjisë Berisha mbi Kushtetutën e vendit si një papërgjegjshmëri me pasoja vështirësisht të korrigjueshme për sistemin tonë politik dhe qeverisës, u shpreh Koçi. Sipas tij, sanksionimi i kontrollit kryeministror mbi institucionet e zgjedhura kushtetuese përbën një tradhti të së majtës formale ndaj parametrave të demokracisë parlamentare. Ai theksoi se përçarja e së majtës nga instalimi i një politike monopoliste në sistemin tonë kushtetues, nga bashkëpunimi joparimor i PS me Berishën për të përjashtuar të majtën ndryshe nga administrimi zgjedhor, nga shitja e tragjedisë së Gërdecit dhe nga instrumentalizimi i pushtetit të zgjedhur majtas në duart e oligarkisë financiare, kërkon një reflektim serioz dhe ndërmarrjen e reformave institucionale, statutore e programore tek partitë e spektrit të majtë, sidomos tek PS. Politika e re berishiane në PS pa pikë dhimbshurie dhe mirënjohje hoqi nga puna kryetarin e PSV 91 të rrethit Fier, kryetarin e PSV 91 të rrethit Lushnje, kryetarin e PSV 91 të njësisë bashkiake nr 4, deklaroi Koçi. Sipas tij, kjo armiqësi berishiane e ramistëve të PS ndaj alternativës ndryshe përbën një fotokopje autentike të qeverisë aktuale. Kryetari Koçi theksoi se zgjedhjet e 28 Qershorit janë shansi për të vendosur ekuilibrin e munguar social, ekonomik e sidomos politik. Ai bëri thirrje se shqiptarët nëpërmjet votës duhet tia marrin pushtetin e rrëmbyer vjedhurazi çiftit të oligarkisë për të zgjedhur një përfaqësim politik e parlamentar të balancuar si tek e majta, ashtu edhe tek e djathta. I pranishëm ishte edhe lideri i LSI, Ilir Meta, i cili shprehu bindjen se koalicioni që përfaqësojnë, do të jetë koalicion fitues se në themel të tij qëndrojnë sakrificat e bëra. Meta vuri në dukje se pavarësisht atyre pengesave të jashtëzakonshme të PSV 91 nëpër Gjykata, ajo vjen si një forcë, e gatshme, për të dhënë kontribute të vlefshme dhe të domosdoshme për të majtën dhe për demokracinë në Shqipëri, ashtu sikurse shumë prej jush kanë kontribuar që nga viti 1991 e në vazhdimësi. Meta deklaroi se PSV 91 vjen me një mesazh domethënës Për fitoren e së majtës dhe mendoj se ky është edhe objektivi final i fitores tonë.