E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëshqitjet e tokës rrezik 5 banesa në Berat e Gramsh

Sipas eksperteve toka mbi të cilën ndodhen 4 shtëpitë ne Berat është e paqëndrueshme dhe me rrezik për shkarje të tjera në vazhdim.Kkritike situata dhe në fshatin Kalaj të komunës Kukër të Gramshit 

BERAT- Katër banesa në një lagje të qytetit të Beratit janë në rrezik shembjeje si pasojë e shkarjes së tokës, ndërkohë që shqetësimi i kahershëm i banorëve nuk po gjen zgjidhje nga strukturat përkatëse shtetërore. Drejtues të Bashkisë së qytetit dërguan dje një grup ekspertësh për të parë gjendjen në vend. Sipas tyre, toka mbi të cilën ndodhen 4 shtëpitë është e paqëndrueshme dhe me rrezik për shkarje të tjera në vazhdim. "Problemi ynë nuk është i panjohur, së paku prej 4 vitesh. Themelet e shtëpive kanë lëvizur, muret e tavanet janë plasaritur dhe nga momenti në moment kemi frikë se po na zënë brenda. Edhe ato orë gjumi që bëjmë, rrimë roje me turne", - thonë banorët. Ndërsa drejtues të Bashkisë këmbëngulin se zgjidhja më e mundshme është sistemimi i tyre me banim në një vend tjetër. "Por ne nuk kemi fonde, presim që të japë qeveria", - shtojnë drejtues të saj. Gjatë orëve të fundit, situata nga rrëshqitjet masive të katër ditëve më parë është kritike dhe në fshatin Kalaj të komunës Kukër të Gramshit. Dje në mesditë, një familje me 6 persona u evakuua pasi shtëpia e tyre u shemb.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›