E Diel, 1 Nëntor 2026

Rreth 100 mije femije e te rinj shqiptare ne bankat e shkollave italiane

Numri i nxenesve te huaj ne bankat e shkollavene vitin 2010/2011 ka shkuar ne 711. 064 nga 59.389 qe ka qene ne vitin shkollor 1996/1997. Sot nxenesit jo italiane perbejne 79 te te gjithe nxenesve dhe gjenden ne te gjitha nivelet nga shkolla fillore deri te e mesmja. Por gjate tre vjeteve te fundit ne Itali verehet nje renie e rritjes se regjistrimeve te nxenesve te huaj ne shkolla. Rritja thuajse eshte pergjysmuar nese deri ne vitin 2009 rritja ishte me 60/70 mije nxenes me shume se viti pararendes ne vitin shkollor 2010/2011 nxenesit e huaj kane qene vetem 37. 454 me shume se nje vit me pare.

Nga ana tjeter ne brendesi te nxenesve me shtetesi jo italiane rritet ndjeshem numri i nxenesve qe edhe pse me shtetesi te huaj kane lindur e jane rritur ne Itali te ashtuquajturit G2 ne vitin shkollor 2009/2010 ata kane qene 263.524 rreth 40 e te gjithe nxenesve te huaj me nje rritje prej 131 krahasuar me nje vit me pare. Kjo kategori nxenesish haset kryesisht ne kopsht e ne shkollen fillore ku nxenesit e huaj te lindur ne Itali perbejne deri 80 te te gjithe nxenesve joitaliane.

Ne aspektin e shifrave prania e nxenesve te huaj ne shkollat italiane reflekton pak a shume imigracionin ne Itali kombesite me te shumta ne numer jane rumunet 126.452 nxenes shqiptaret me 99. 205 nxenes marokenet 92.542 dhe kinezet 32.691. Shqiptaret te cilet nga viti 2000 deri ne vitin 2006 jane renditur te paret per nga numri i nxenesve te pranishem ne shkolla me fluksin e madh te rumuneve ne Itali kane zbritur ne vend te dyte. Femijet e te rinjte shqiptare jane te shperndare pak a shume njesoj ne te gjitha ciklet e shkolles me perqendrim disi me te madh ne ate fillore ndjekin kopshtin 21.964 ciklin e pare te tetevjecares 34.779 ciklin e dyte te tetevjecares 20.149 dhe shkollen e mesme 22.313.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›