ISHP: 410 femra çdo vit diagnostikohen me kancer në gji
Ndotja e ambjentit dhe stesi në rritje janë dy nga shkaktarët kryesor të kancerit të gjirit. Rreth 410 femra në Shqipëri diagnostikohen çdo vit me tumor në gji. Kjo shifër ekstreme bëhet publike nga Instituti i Shëndetit Publik. Edhe pse ka një rritje te ndërgjegjesismit të femrave për ta kapur këtë sëmundje që në fazat e hershme, përsëri vdekshmëria ende mbetet e lartë. Drejtori i Instituti të shëndetit Publik Enver Roshi thotë se Kanceri i gjirit ende është një sfidë për mjekësinë në Shqipëri.
Për luftën ndaj kancerit, shoqata të grave me pjesëmarrjen e perosnaliteve dhe përfaqësuesve të ambasadave kanë organizuar një marshim të nisur nga Galeria e artve deri në Bulevardin “George Bush”. Në këtë çadër, femrat mund të kryen mamografi falas. Por edhe në këtë rast, nuk kanë mungur rradhët e gjata dhe shumë prej tyre thonë se nuk kanë bërë më parë një mamografi.
Mjekët thotë se bërja e një mamografie nuk duhet të kaloj më shumë se një vit, nuk është e demshme për femrat dhe në anën tjëtër ndihmon ato të diagnostikohen që heret nëse kanë tumore ose jo.