...si duket ska vend per shkrimtaret
Per here te pare ne keta 20 vjet protagonizmi politik permes librave komerciale mbyt atmosferen letrare qe ofron nje ngjarje per librin sic eshte panairi qe organizohet cdo vit ne Tirane pushtimi mediatik i kronikave te verdha behen joshese per botuesit si biznes i paster ne pazarin e librit ndersa shkrimtaret ruajne ditet e panairit per te promovuar pa buje veprat e tyre tregu i librit qe ndez polemika per protagonizem politik per ironi asnjehere per letersine shqipe te kohes
Edhe ajo hapesire e vogel gati e injoruar kultura ne vend po rrezikohet te pushtohet ashtu si tokat e betonizuara ne kryeqytet. Mentaliteti i frymes se gjalle i asaj natyrore te lidhjes qysh ne zanafille te njeriut me natyren pak nga pak po i bllokon edhe valvulat qe i kane mbetur kesaj shoqerie shkrimtarin. Njeriu dhe inspiruesi me misionin mbi kurriz per deshmimin e kohes lumturite e palumturite dhimbjen vuajtjet gezimin marredheniet jetet kulturen trashegimine historine... pra ketij njeriu i ka mbetur vetem shpella e lire
Panairi i librit i reklamuar jo pa buje ne kryeqytet ne dy ane ca qe nuk e duan se u prishet biznesi dhe ca qe e duan shume me shume se bejne pak me teper biznes se gjate vitit- pra edhe ky panair po betonizohet.
Duke pritur panairin ata qe nxitojne tju dale zeri te pakten ne ditet si keto eshte autori dhe vepra. Si duket ka nje marreveshje te fshehte mes shkrimtarit dhe vepres se tij si deshire e nxitur per te lexuesi pikerisht per ne ditet e panairit. Ne mos kjo eshte detyre e botuesit
Ne keto pese vjet lulezimi i letersise shqiptare ka qene perpjekja per te diskutuar per here te pare me nje lloj zjarri per librin shqip. Por asnjehere e menduar me shume se gjetja e nje momenti te volitshem per te qene te shitshim apo per tu bere vullnetimponues cmimesh letrare.
Kur vjen diskutimi te nje nivel me i larte qe lidhen me diskurset letrare sidomos me te fundit gryka vjen e ngushtohet dhe realisht ketu valvula qe cliron marredhenien lexues-shkrimtar vetebllokohet. Ky mund te ishte nder rastet me fatlume ne letrat shqipe. Por cfare nuk po merret me mend e po ndotet saktesisht eshte mjedisi letrar diskursi qe shoqeron keto lloj ngjarjes si panairi i librit. Nuk ka politike ne kete mes se te pakten do vihej ne rrafsh elitar shkenca politologjike. Po as kjo nuk po ndodh. Edhe rasti i rralle i kesaj natyre si ardhja ne nje liber e intervistes se mendimtarit emblematik te kohes sone Arben Xhaferrit u ndot nga nje krahasim banal me kujtimet e nje prej politikaneve qe dorehiqet sa majtas ndashdjathtas keto 20 vjet e me shpesh ne rol te viktimes. Pushtimi jo vetem i hapesires fizike ne kryeqytet shoqerohet dhe me pushtimin mediatik te njerezve qe bejne politike- e ngjashme me nje fare azili si kohe kur nuk u sherben dot njerezve as me mendim as me veprim e as me psike
Behet fjale ketu per trendy-n e fundit ne pazarin me librin dikush po mbledh kronika ne nje liber nje politikan po ben rrumpalle disa kujtime sipas libidos se tij nje tjeter po merr hakun ne kujtimet e ketyre 10 vjeteve nje grua po zbardh ca kujtime me burrin shkrimtar nje shkrimtar qe ishte ne krye te makinerise se persekucionit te kolegeve te tij thuhet se po pergatit kujtimet...Jo pa qellim i leme pa emra se cilet jane keta protagoniste qe po zbardhin librat e tyre perdite ne media. Per te paren here - pervec se ne diktature e vellimet e pafund te diktatorit qe u imponoheshin mases komuniste a ne nje rast tjeter duke na kujtuar manieren e Musolinit per ti hedhur ne libra kujtimet e tij- ne kete stine te menjehershme te vjeshtes ne prag panairi kane shperthyer me nje lloj egersie politika duke riprodhuar vetveten ne libra.
Ka dhe shkrimtare te cilet ne ankth e nen gemuzhe te botuesve po behen gati per panair. Emrat e tyre do ti permendim Virion Graci do promovoje nje roman ne sirtar na thote botuesi ka ndoshta dhe nja pese vepra te tjera Romeo Collaku del me nje permbledhje poetike shihet si ngjarje eksperimenti i tij poetik nje autor i panjohur shkodran nje koleg i Zef Zorbes eshte me nje liber i ndare nga jeta vjen nga dera e madhe e Ademeve Migjeni artikuj te panjohur letra e fotografi qe thyejne tisin mitik qe shoqeron poetin dallojne ne nje botim te pergatitur nga Nasho Jorgaqi etj. etj. emra qe ende nuk kane dale ne media qe presin te vihen perballe lexuesit po aq te heshtur sa keta te pakten jo si koleksioni i veteraneve komuniste qe cmenden per kronika te verdha te perjetuara e riperjetuar nga diktatura.
Por botuesit asnje prej ketyre nuk i kane hedhur per treg ashtu sic shesin ne media kurbanet e politikes. Per shkrimtaret si duket nuk ka vend per aq kohe sa botuesit jane te kapur nga politikanet me logjiken e paster biznes
Pertypja e plehrave qenka si duket me higjenike. Lajmi qe po qarkullon ne dy ditet e fundit se ne panairin e librit refuzohet nje shtepi botuese per te sjelle librin nuk perben ndonje skandal te madh. Pervecse shton misticizmit pse po vjen ky refuzim Nese pala qe refuzon ka arsye biznesi se pas kesaj lexuesi do dyndet tek nje stende - si historia e budallait qe hedh nje gur ne pishine e turren me dhjetera ta nxjerrin -eshte gabim. Cfare po ndodh me mjedisin politik dhe me pazarin e librit prej botuesve nuk ka lidhje me lexuesin e aq me pak me shkrimtarin. Mushkerite e varura ne qafe te botuesve si per te ndersyer qente - ne kete rast shfrytezimi i politikes a e kunderta - nuk bejne gje tjeter vecse bejne me te lehte dallimin
Ne gjithe kete peizazh cfare do te ndodhe ne panairin e librit i qellon te vleresohet ngjarje mohimi i shkrimtarit Ja pse botuesit duhet te protestojne.
Petrit Ymeri Dudaj spekulon ne sjemi organizem politik
Dje kryetari i Shoqates se Botuesve z. Petrit Ymeri ka dale ne konference per shtyp per tiu pergjigjur deklarates se shtepise botuese Dudaj botuar ne nje nga gazetat e perditshme.
Shtepia botuese Dudaj ngre pretendimin sikur eshte lene jashte Panairit te 14 te Librit qe nis me date 9 nentor. E gjitha kjo eshte nje spekulim te cilin ne anetaret e Shoqates se Botuesve e mohojme kategorikisht. Ne nuk jemi nje organizem politik por jemi nje organizem profesional - keto kane qene fjalet e para sqaruese te z. Ymeri duke vazhduar me tej se qellimi i tyre i vetem eshte organizimi i panairit per te gjithe dashamiresit e librit. Ne keto momente kur ne jemi ne perfundim te punes te nisur muaj me pare hidhet nje shashke e tille nje pretendim i pabaze per te spekuluar punen. Ne asnje moment nuk kemi menduar te leme jashte askend nga panairi. E gjithe kjo sic e kemi shpjeguar edhe me pare erdhi si pasoje e mosinteresimit ne kohe te shtepise botuese Dudaj e cila nuk ka dashur te behet pjese. Sipas Shoqates se Botuesve siperfaqja e stendave te panairit eshte mbyllur qe ne daten 10 shtator e megjithate edhe me vone kane bere vend per Dudajn. Vetem ne mos e gjithe kjo te jete nje ceshtje marketingu per te gjithe ne eshte shume mire qe te kete tituj e autore te mire librash sikunder edhe jane askujt nuk i bejne presion e theksojme edhe njehere qe jane te gjithe te mirepritur. Petrit Ymeri perfundon ne kete konference per mediat se duhet ende te bisedoj me botuesit nese do munden ti bejne ende vend shtepise botuese Dudaj. Dikush duhet te bej vend per te sepse sic e dini jane ditet e fundit te Panairit dhe te gjithe jane sistemuar. Kam informacion se kishte bashkepunuar me nje shtepi te madhe botuese por nuk e di se pse e kane prishur marreveshjen. Nese do arrije te bashkepunoje me dike eshte e mirepritur - perfundon z. Ymeri.