E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreth 15 000 talebanë luftojnë në Afganistan

Kabul - Në Afganistan luftojnë rreth 15 mijë talebanë. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Brendshëm afgan, Hanif Atmar, sipas të cilit kjo gjë përbën një vlerësim të rrallë të rebelimit që Shtetet e Bashkuara kërkojnë ta zhdukin. "Duke folur për shifra, mund të jenë rreth 15 000 rebelë talebanë", deklaroi Atmar, i cili ndodhet në kryeqytetin amerikan për bisedime tripalëshe me Shtetet e Bashkuara dhe Pakistanin. Ai e minimizoi fuqinë e rebelimit, duke u shprehur se një valë atentatesh të fundit ishte një shenjë e dëshpërimit të talebanëve, të dëbuar nga pushteti në vitin 2001 nga një koalicion i drejtuar nga amerikanët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›