E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon polemika për ngjarjet e 1915-ës

Uashington - Deputetja demokrate e shtetit të Teksasit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Edi Bernis Xhonson, tërhoqi vëmendjen e madhe të institucioneve armene në Amerikë, duke i quajtur ngjarjet e 1915 si "luftë ndëretnike". Xhonson në letrën e dërguar 434 kolegëve në Dhomën e Përfaqësuesve, doli kundër projektligjit të ri, që lobi armen kishte përgatitur për t’ia paraqitur Dhomës së Përfaqësuesve.

Deputetja Xhonson, që kërkoi nga deputetët e tjerë që të rishikonin projektligjin lidhur me pretendimet armene përdori këto shprehje: "Ky projektligj i shikon ngjarjet çnjerëzore të ndodhura në kohën e luftërave ndërkombëtare të vitit 1915, në mënyrë të njëanshme. Ndjej shumë shqetësim në lidhje me natyrën e pretendimeve në këtë projektligj, që duket se mbështet njërën palë në mosmarrëveshjet historike ndërmjet Armenisë dhe Turqisë."

Xhonsoni pasi foli përciptazi edhe për vizitën e Presidentit Abdullah Gyl në Armeni rikujtoi edhe fjalët e Ministrit të Jashtëm të Armenisë, Eduard Nalbantjanit: "Turqia dhe Armenia janë shumë pranë normalizimit të marrëdhënieve të tyre".
Kjo letër që deputetja Edi Bernis Xhonson u dërgoi parlamentarëve të tjerë,duket se ka fyer institucionet armene. Komiteti Kombëtar Armen i Amerikës, kërkoi nga armenët e Amerikës që të merrnin në telefon zyrën e Xhonsonit dhe ti përcillnin deputetes në mënyrë "të sjellshme" opinionet e tyre në lidhje me letrën.

Po i njëjti institucion pretendoi gjithashtu se letra e Xhonsonit ishte një përgënjeshtrim historik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›