Marrëveshja me K. e Jugut pas bisedimeve me Gjermaninë
Bruksel - Shefja e BE-së për Tregëtinë shpreh besimin për arritjen e një marrëveshjeje për tregtinë e lirë me Korenë e Jugut pas bisedimeve me Gjermaninë e cila është e shqetësuar për impaktin që mund të ketë kjo mbi industrinë gjermane të makinave që po kalon përmes një faze tepër të rëndë, deklaroi sot një zyrtar i BE-së. Konisionerja e BE-së për Tregtinë, Catherine Ashton shpreson në arritjen e një marrëveshjeje me vlerë mbi 100 miliardë dollarë me Seulin muajin e ardhshëm, por Berlini dhe kryeqytetet e tjera, si Parisi dhe Roma, nuk janë të kënaqura me amrrëveshjen që mund të mund të ulë tarifat e importit për makinat koreanojugore.
"Komisionerja diskutoi në lidhje me Korenë e Jugut. Gjermania shprehu shqetësimin për industrinë e makinave, por ra dakord se në vija të përgjithshme marrëveshja ishte me leverdi", deklaroi një zyrtar që kishte dijeni për zhvillimiet e bisedimeve me Berlinin.