Rreth 200 rusë luftojnë për Al Kaidën në Siri
Kreu i Shërbimit të Sigurisë në Rusi ka thënë se rreth 200 shtetas rusë janë duke luftuar përkrah militantëve të Al Kaidës në Siri.
Në një konferencë , Aleksandr Bortnikov ka thënë se shumica e tyre vijnë nga republikat e Kaukazit Verior, të dominuara me shumicë myslimane.
Ai ka paralajmëruar se militantët nga Rusia dhe vendet e tjera, të cilët shkojnë në Siri për të luftuar me grupet e tjera militante kundër forcave të presidentit sirian, Bashar al-Assad, paraqesin kërcënim jo vetëm për Rusinë, por edhe për vendet evropiane dhe SHBA-në.
Bortnikov ka thënë se luftëtarët do të marrin përvojë në Siri dhe do të formojnë lidhje të reja me grupet terroriste në Afrikën e Veriut, para se të kthehen në vendet e tyre.