Rreth 50 milionë euro energji e vjedhur

Rreth 50 milionë euro, llogaritet të jetë vlera e energjisë që ka humbur, dhe është vjedhur nga konsumatorët gjatë vitit që lamë pas. Por, përkundër rënieve të vazhdueshme të humbjeve dhe vjedhjeve, sasia e energjisë që humb dhe vidhet në rrjetin e KEK-ut s vazhdon të jetë tejet i lartë.
Sipas raportit të ZRRE-së për vitin 2012 thuhet se humbjet e përgjithshme gjatë vitit që lamë pas kanë qenë 1750 gigavatë orë energji, apo 36,69 për qind e energjisë së futur në shpërndarje, ndërsa në vitin 2011 humbjet kanë qenë 1.786 gigavatë orë energji apo 38,15 për qind.
Gazeta “Zëri” shkruan se me gjithë zvogëlimin e vazhdueshëm të humbjeve, humbjet e përgjithshme të energjisë elektrike në shpërndarje mbesin ende mjaft të larta dhe nuk janë arritur caqet e përcaktuar nga ZRRE për vitin 2012.
Sipas raportit të ZRRE-së, shihet se distrikti i Mitrovicës prin për nga sasia e humbur dhe e vjedhur e energjisë elektrike.
Gjatë vitit 2012 hiç më pak se 61,25 për qind e energjisë së futur në rrjet ka humbur, apo është vjedhur nga konsumatorët e papërgjegjshëm./Indeksonline/