E Diel, 1 Nëntor 2026

Beogradi, me presione diplomatike kundër njohjes së Kosovës

Kryeparlamentari serb Nebojsha Stefanoviq ka deklaruar se Kuvendi i Serbisë do të forcojë diplomacinë parlamentare në mënyrë që në bisedë me parlamentarët e vendeve të tjera, sidomos të atyre që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, të shpjegojnë se marrëveshja e Brukselit asgjë nuk ka ndryshuar sa i përket qëndrimit të Serbisë ndaj pavarësisë së Kosovës.

“Marrëveshja e Brukselit e Beogradit dhe Prishtinës nuk do të thotë njohje të Kosovës dhe për ne është e papranueshme që kushdo qoftë ta interpretojë ashtu. Parlamenti i Serbisë për këtë arsye në periudhën e ardhshme do të forcojë diplomacinë parlamentare, duke u bërë thirrje parlamentarëve të vendeve të tjera të vizitojnë Serbinë për t’ua shpjeguar pozicionet tona. Këtë do ta bëjnë edhe deputetëtë tanë me rastin e vizitave parlementeve të huaja”, ka thënë Stefanoviq për gazetën “Politika”, transmeton qik.

Deklarata e kryeministrit rumun se vendi i tij mendon për mundësinë e njohjes së pavarësisë Kosovës, si duket i ka shqetësuar autoritetet serbe. Madje Stefanoviq paralajmëron se Beogradi planifikon “një lloj presioni diplomatik” në mënyrë që në biseda me parlamentarët e vendeve të tjera që nuk e kanë njohur Kosovën t’ua shpjegojnë se marrëveshja e Brukselit asgjë nuk ka ndryshuar sa i përket qëndrimit të Beogradit ndaj pavarësisë së Kosovës. Stefanoviq tha se do t’i lusin që të mbajnë qëndrimin e gjertanishëm “parimor” dhe shpreson që “argumentet” serbe do t’u ndihmojnë./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›