Rreth 700 ushtarë amerikanë pritet të zbarkojnë në Durrës

Këto trupa do të vijnë në vendin tonë si pjesë të ekuipazhit të një anijeje ushtarake zbarkuese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës “USS GUNSTON HALL” (LSD-44).
Hyrja, qëndrimi dhe dalja e forcës ushtarake amerikane bëhet në portin e Durrësit. Qëllimi i qëndrimit të përkohshëm të kësaj force ushtarake amerikane është për vizitë portuale.
“Trupat amerikane gjatë hyrjes, qëndrimit dhe daljes nga territori i Republikës së Shqipërisë do të kenë statusin e parashikuar në marrëveshjen ndërmjet palëve të Traktatit të Atlantikut të Veriut, për statusin e forcave, nënshkruar në Londër, më 19 qershor 1951, dhe të ratifikuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me ligjin nr.10101, datë 26.3.2009, si dhe statusin e parashikuar në marrëveshjen plotësuese, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të marrëveshjes mes shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut dhe të shteteve të tjera pjesëmarrëse në partneritetin për paqe lidhur me statusin e forcave të tyre, “Mbi statusin e forcave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë”, nënshkruar në Tiranë më 31.3.2004, dhe të ratifikuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me ligjin nr.9246, datë 24.6.2004”, thuhet në vendimin e djeshëm të qeverisë.
Gjatë hyrjes, qëndrimit dhe daljes nga territori i Republikës së Shqipërisë trupat amerikane të shoqërohen nga njësi të armatosura të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Ngarkohen ministri i Mbrojtjes, ministri i Brendshëm, ministri i Financave dhe ministri i Punëve Publike dhe Transportit për zbatimin e këtij vendimi. /Start/
2012-04-19 09:01