PS dënon aktet e dhunës në Maqedoni e Kosovë
Kjo parti dënoi edhe vrasjen e 5 qytetarëve në Shkup.
“I bëjmë thirrje opinionit publik atje të qëndrojë larg nxitjes së frymës së urrejtjes ndëretnike. Në këtë kontekst mbështesim reagimin e vendosur të autoriteteve maqedonase të rendit për parandalimin e akteve të dhunës dhe garantimin e sigurisë së çdo qytetari. Është në filozofinë dhe praktikat e Partisë Socialiste të Shqipërisë që të mbështesë bashkëpunimin ndëretnik në zbatim të Marrëveshjes së Ohrit atje, si dhe bashkëpunimin rajonal si parakusht për integrimin e të gjithë rajonit në Bashkimin Evropian dhe në strukturat euroatlantike”, tha Arta Dade, sekretare e Marrëdhënieve me Jashtë në PS.
Partia Socialiste dënon po ashtu ashpër tensionimin e situatës dhe incidentet në veriun e Kosovës. “PS mbështet reagimin e autoriteteve të qeverisë së Kosovës, si shtet unitar i pavarur dhe demokratik. PS i bën thirrje autoriteteve të Serbisë dhe faktorit ndërkombëtar të pranishëm atje të bashkëpunojë me qeverinë e Kosovës për sundimin e ligjit dhe për nxitjen e proceseve integruese në dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, shtoi ajo. /Start/
2012-04-18 17:05