“Facebook” aktivizon sot butonin “Dëgjo”
TIRANE – Rrjeti më i njohur social në botë, “Facebook” prezantoi një risi në profilet e përdoruesve. Duke nisur nga sot, në profilet muzikore do të jetë i pranishëm një buton i ri, “Listen”, “Dëgjo”, që do të mundësojë marrjen e informacioneve me zë për përdoruesit e Facebook-ut.
Ky buton do t’u vijë në ndihmë fansave të faqeve muzikore, të cilët mund të dëgjojnë lehtësisht muzikën që ato servirin.
Duke qenë se aplikacionet muzikore janë të lidhura drejtpërdrejt me “Timeline”, çdo përdorues do të ketë mundësinë të dëgjojë në kohë reale një këngë që do të publikohet.
(er.nu/BalkanWeb)