Rrezarta Shkurta shtatzënë

E martuar prej shtatë vitesh me Ermal Hoxhën, këngëtarja 26 vjeçare ka bërë kuriozë shumë njerëz.
Ka pak kohë që është larguar nga aktivitetet artistike dhe në fakt ka një arsye të fortë. Mësojmë se këngëtarja e mirënjohur Rezarta Shkurta është rreth tre muaj shtatzënë dhe ka shtyrë për më vonë të gjitha impenjimet e tjera, për të ju përkushtuar një ngjarjeje unike në jetën e një femre, siç është sjellja në jetë e një fëmije.
E martuar prej shtatë vitesh me Ermal Hoxhën, këngëtarja 26 vjeçare ka bërë kuriozë shumë njerëz, për faktin pse në jetën e tyre nuk po hynte një fëmijë.Sipas,Panorama Plus Rezarta e ka konfirmuar shtatzëninë duke deklaruar se ishte e planifikuar dhe se shin gati për tu bërë prindër.Indeksonline/